Tabaku, PD do t’i rimbursojë bizneseve pagesën e fiskalizimit

Nga Exit News
Tabaku, PD do t’i rimbursojë bizneseve pagesën e fiskalizimit

Partia Demokratik përmes Jorida Tabakut premtoi rimbursimin e bizneseve për pagesën e fiskalizimit, program i lëshimit të faturës elektronike.

“Ata që kanë paguar deri tani këtë nga 400 deri në 2000 euro për këtë afere korruptive, do t’i marrin paratë mbrapsht. […] Do të rimbursohen ato biznese që e kanë nisur instalimin.”, u shpreh Tabaku në një takim me qytetarët.

Sistemi i fiskalizimit ka nisur të përdoret pjesërisht që nga 1 janari 2021, ku të gjitha bizneset mund të lëshojnë vetëm fatura elektronike për veprimet me institucionet publike. Ky rregull pritet të zbatohet në shtator 2021 edhe për faturat e lëshuara mes bizneseve.

Duke nisur nga 1 janari deri më tani janë rreth 7600 biznese që kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike me entet publike.

Fiskalizimi sipas qeverisë është pjesë e “revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare”. Kalimi nga faturat e zakonshme tatimore drejt asaj elektronike, kërkon që bizneset të sigurojnë disa pajisje dhe kushte:

-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);

Zgjidhje softëare të ofruar nga një subjekt i certifikuar;

-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes softëare-ike;

-Lidhje të pandërprerë me internet;

-Certifikatën elektronike për fiskalizimin, që merret pranë AKSHI-t.

Përmes fiskalizimit fatura do të raportohet në kohë reale në Administratën Tatimore.

Tabaku premtoi gjithashtu se bizneset e vogla do të paguajnë vetëm 0,5 përqind të xhiros ndaj shtetit. Në këtë llogaritje përfshihen edhe taksat vendore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>