Dy kandidatë të skualifikuar nga gara për në Gjykatën Kushtetuese kanë paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile pretendojnë se KED i ka skualifikuar nga gara pa të drejtë.
Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar nga KED për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives
Ai po ashtu pretendon se duke e skualifikuar, KED e ka diskriminuar atë pasi është i verbër.
Ndërsa Eugen Papandile prentendon se KED ka përllogaritur gabim vitet e tij të punës, duke i numëruar katër muaj më pak. Më pas KED e ka skualifikuar Papandilen për mos plotësim të kriterit të vjetërsisë së punës.