Tafaj dhe Papandile padisin KED-in pas skualifikimit nga gara për Kushtetuesen

Nga Exit News
Tafaj dhe Papandile padisin KED-in pas skualifikimit nga gara për Kushtetuesen

Dy kandidatë të skualifikuar nga gara për në Gjykatën Kushtetuese kanë paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile pretendojnë se KED i ka skualifikuar nga gara pa të drejtë.

Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar nga KED për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives

Ai po ashtu pretendon  se duke e skualifikuar, KED e ka diskriminuar atë pasi është i verbër.

Ndërsa Eugen Papandile prentendon se KED ka përllogaritur gabim vitet e tij të punës, duke i numëruar katër muaj më pak. Më pas KED e ka skualifikuar Papandilen për mos plotësim të kriterit të vjetërsisë së punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>