Takimi Biden-Johnson: Palët diskutojmë mbi klimën dhe një marrëveshje tregëtare

Nga Exit News
Takimi Biden-Johnson: Palët diskutojmë mbi klimën dhe një marrëveshje tregëtare

Presidenti amerikan, Joe Biden priti një ditë më parë në Zyrën Ovale kryeminsitrin britanik, Boris Johnson.

Palët diskutuan mbi klimën, para mbajtjes të Samitit të Glasgow-ut në fund të vitit, ku pritet të merren vendime kyçe nga udhëheqësit botëror në lidhje me kontrollin e ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, Britania kërkon të arrijë një marrëveshje tregëtie të lirë me SHBA-të, pas shkëputjes nga Bashkimit Europian, por Biden la të kuptohej gjatë takimit se bidesimet në këtë pikë do të ishin të gjata.

BBC citoi Johnson pas takimit duke thënë se amerikanët negociojnë fortë.

Sipas të njëjtit raportim, ministrat britanik po konsiderojnë që vendi t’i bashkohet një pakti ekzistues tregëgtar mes vendeve të Amerikës Veriore, në vend që të kërkojë një marrëveshje bilaterale.

Po ashtu, Biden dhe Johnson biseduan për Afganistanin dhe ranë dakord që njohja e regjimit taliban duhet të kushtëzohej me respektimin e të drejtave të njeriut dhe se ndihma humanitare nuk duhej të ndërpritej.

Takimi Biden-Johnson vjen në një moment kur palët janë përfshirë në një mosmarrëveshje me Francën, pas negocimit të një pakti sigurie në fshehtësi me Australinë, për furnizimin me nëndetëse, që i kushtoi Parisit një marrëveshje fitimprurëse mbrojtje.

Marrëveshja e re trepalëshe e ka futur Uashingtonin në një krizë të papreçedentë diplomatike me Francën, e cila mund të dëmtojë raportet me aleatët evropian.

Këta të fundit një ditë më parë mbështetën Francën dhe qortuan SHBA-të se kanë thyer besimin e një vendi partner.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>