Takimi Biden-Zelensky: SHBA-ja i ofron Ukrahinës garanci për sovranitetin dhe ndihmë financiare

Nga Exit News
Takimi Biden-Zelensky: SHBA-ja i ofron Ukrahinës garanci për sovranitetin dhe ndihmë financiare

Presidenti amerikan, Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë homologun ukrahinas, Volodmyr Zelenskiy, të cilit i ofroi garanci për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura fort për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit rus,” deklaroi Biden në fillim të një takimit, sipas një raportimi të Reutes.

Biden shtoi se në takim do të diskutohej se si SHBA-ja mund të mbështeste Ukrahinën për vazhdimin e reformave demokratizuese.

Ai ofroi një paketë ndihme ushtarake prej 60 milionë dollarësh, teksa vendi lufton agresionin nga Moska.

Po ashtu, Zelensky ngriti shqetësimin e gazsjellësit Nord Stream 2, një projekt gjermano-rus, të cilin Ukraina dyshon se Rusia do ta përdor si armë gjeopolitike. Ky qëndrim iu komunikua edhe kancelares gjermane Merkel gjatë vizitës së saj në Kiev në mes të muajit gusht.

Por, Ukrahina ka edhe një problem ekonomik me gazësjellësin, pasi ajo humbet një pjesë të tarifave të tranzitit që i garantonte kalimi i gazit në territorin e saj.

Zelenskiy deklaroi për gazetarët se donte të dëgjonte mendimin e Bidenit mbi shanset e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO -s dhe një kornizë të qartë kohore.

Ai u ka kërkuar anëtarëve të NATO -s përshpejtimin e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë,  pasi Rusia grumbulloi trupa dhe pajisje ushtarake pranë kufijve të saj në prill të këtij viti.

Por, aleatët e NATO -s besojnë se Ukraina duhet të zbatojë më shumë reforma politike para se të marrë anëtarësimin.

Paketa e re e ndihmës së sigurisë prej 60 milionë dollarësh për Ukrainën do të përfshijë sisteme anti-blind Javelin dhe “aftësi të tjera mbrojtëse vdekjeprurëse dhe jo vdekjeprurëse”, si dhe 45 milion dollarë ndihmë humanitare, sipas një zyrtari të lartë të administratës Biden.

SHBA-ja dhe Gjermania po kërkojnë të zbusin frikërat e Zelensky-t duke lobuar në Kremlin për zgjatjen e Marrëveshjes së Tranzitit edhe për 10 vjet të tjera. Kjo marrëveshje garanton se një sasi e caktuar e gazit rus do të kalojë patjetër nëpërmjet infrastrukturës ukrahinase.

Takimi mes Biden dhe Zelensky vjen në momentin delikat pas tërjeqjes katastrofale të aleatëve të NATO-s nga Afganistani, që ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e SHBA-ve për të nderuar angazhimet e saj. E para që e ka shprehur këtë ka qënë pikërisht Rusia.

Biden po kërkon të kufizojë me shpejtësi dëmet që operacioni në Afganistan mund t’i sjell vendit që ai drejton në politikën e jashtme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>