Takimi mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillohet në 6 qershor.
Ende nuk ka asnjë konfirmim nga kryeministria apo nga selia e PD-së, por burime nga të dyja partitë thonë se takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, e jo në kryeministri siç ishte përfolur më parë.
Javën e shkuar u bë publik komunikimi me letra mes krerëve të kabinetit të kryeministrisë dhe PD-së ku flitej për një takim mes dy liderëve. Pavarësisht se ftesa e Kryemininistrit Rama parashikonte që takimi të zhvillohej javën e shkuar, për shkak të axhendës së Zotit Basha ai u shty.