28 milionë e 30 orë në vit shpenzojnë kamionët me fruta në kufijtë e Ballkanit.
Një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se kjo kohë e shpërdoruar, i kushton rajonit mbi € 800 milionë në vit.
The Economist raporton se të gjitha vendet e rajonit që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian – Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje-hercegovina – pavarësisht se kanë firmosur Marrëveshjen e tregtisë së Lire të Evropës Qendrore (CEFTA), krijojnë pengesa për tregtarët për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre.
Safet Gerxhaliu, kryetari i forumit të Investimeve të Dhomave që përfaqëson të gjashtë dhomat e tregtisë të shteteve që kanë firmosur CEFTA-n, e sheh bashkëpunimin rajonal si të vetmen mënyrë që ekonomitë e vendeve të rajonit të zhvillohen.
Sipas tij vendet e ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga mundësitë ekonomike të njëri-tjetrit, por të bashkohen për t’u bërë më tërheqës për investitorët e huaj.