Talibanët shfaqen paqësor në konferencën e parë në Kabul

Nga Exit News
Talibanët shfaqen paqësor në konferencën e parë në Kabul

Talibanët u shfaqën të martën në konferencën e parë zyrtare për shtyp në Kabul, në të cilën u përpoqën të shfaqen si paqësor.

duke premtuar se do të respektonin të drejtat e grave, do të kërkonin marrëdhënie të mira me vendet e tjera dhe nuk do të merrnin ndëshkim ndaj ish -anëtarëve të ushtrisë afgane.

Zëdhënësi kryesor i lëvizjes, Zabihullah Mujahid siguroi se dhuna dhe ekzekutimet publike gjatë regjimit taleban mbi 20 vjet më parë nuk do të përdëriteshin.

“Ne nuk duam të përsërisim asnjë konflikt, asnjë luftë përsëri dhe duam të heqim faktorët e konfliktit,” deklaroi ai përmes një përkthyesi, sipas një raportimi nga Reuters.

Mujahid adoptoi një qëndrim pajtues duke shtuar se armiqësive u ka ardhur fundi dhe “nuk duam asnjë armik të brendshëm dhe asnjë armik të jashtëm.”

Ai njoftoi se qeveria e re do të zyrtarizohej sapo të qetësohej situta në vend.

Duke iu përgjigjur një prej shqetësimeve kryesore të komunitetit ndërkombëtar mbi të drejtat e grave, zëdhënësi taleban njoftoi, në mënyrë të vagulltë se ato do të respektoheshin, duke i lejuar të punonin, studionin dhe të ishin aktive në shoqëri “brenda kornizës së Islamit”.

Njoftimi më i papritur nga konferenca lidhej me shpalljen e aministisë për personat që kanë bashkëpunuar me qeverinë e mëparshme dhe aleatët.

“Askush nuk do t’ju dëmtojë, askush nuk do të trokasë në dyert tuaja,” deklaroi Mujahid.

Ai tha se turmat që po përpiqëshin të largoheshin duhet të qëndronin për të rindërtuar vendin e tyre.

Talebanët u zotuan të luftonin trafikun e opiumit dhe madje, i bënë thirrje për ndihmë komunitetit ndërkombëtar në këtë aspekt.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>