Një tjetër protest u shpërnda me breshëri armësh të martën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Militant talebanë të armatosur kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë protestuesit kanë thënë dëshmitarë okularë për Reuters.
Regjistrimet video treguan dhjetëra njerëz që vraponin teksa në sfond dëgjoheshin breshëri armësh.
Ende nuk ka raporte për të lënduar.
Të shtunën talebanët shpërndanë në mënyrë të ngjashme protestën e grave, të cilat kërkonin respektimin e të drejtave të tyre.
Talebanët kanë ofruar garanci se udhëheqja e tyre ka ndryshuar, duke thënë se vajzat mund të shkojnë në shkollë dhe gratë mund të shkojnë në punë, raporton Dave Laëler i Axios.
Por shumë afganë, veçanërisht gratë, janë skeptikë ndaj premtimeve të talebanëve dhe kanë frikë se qevria do të jetë njësoj me atë në vitet 1990, kur liritë e grave u kufizuan dhe të drejtat e tjera të njeriut ishin të kufizuara.