JaMystic ju propozon sot përdorimin e një fruti mistik në një ëmbëlsirë shumë të thjeshtë.
Pak histori
Molla është një nga frutat me simbolikën më të rëndësishme si në mitologji ashtu edhe në besimin fetar.
Në mitologjinë greke perëndia Dionis i ofron një mollë perëndisë Afërditë. Perëndia e kaosit Eris i hedh Paridit një mollë i cili ia jep më të bukurës, perëndeshës së dashurisë.
Në mitologjinë nordike, perëndia Idunn e lidh mollën me rininë e përjetshme.
Në besimin fetar molla konsiderohet si fryt i mëkatit ( Eva dhe Adami)
Molla herë simbolizon pavdekësinë herë dashurinë, herë tentacionin, herë pushtetin, herë të mbinatyrshmen (nëpër rrëfenja ,”mollët e arta”).
Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se historia e mollës është e lidhur me historinë tonë.
Po të presim një mollë me bisht në mënyrë vertikale do të përfitojmë dy gjysma , një që simbolizon mashkullin ( ajo me bisht) dhe tjetra femrën me alveolat bosh. Një mollë e plotë simbolizon unitetin.
Po të presim një mollë horizontalisht do të përfitojmë dy gjysma me yllin e Davidit.
Duke lundruar në simbilikat e saj sot mollën do ta propozojmë si ëmbëlsirë.
Tartë me mollë
Për 4 persona duhen:
- 1 petë sfoljatë,
- 1 vazo (200g ) pure molle JaMystic,
- 30 g gjalpë,
- 30 g sheqer,
- 4 mollë Golden.
Ndezim furrën në 200 gradë.
Në një formë apo tepsi vendosim letër pjekjeje dhe petën sfoljatë e pickojmë me pirun që të mos fryhet gjatë pjekjes.
Shtrojmë purene e mollës mbi gjithë bazën në mënyrë të njëtrajtshme.
Qërojmë mollët dhe i presim ( duke iu hequr zemrën) në formë gjysëm hëne.
I vendosim ato duke krijuar rrathë nga më i gjeri deri tek më i ngushti duke përfunduar në qendër. Përfitojmë kështu një formë luleje.
I hedhim në mënyrë të njëtrajtshme sheqerin dhe gjalpin në copëza në të gjithë sipërfaqen. Përveshim anët e petës në formë gërsheti dhe e fusim në furrë në 200 gradë.
JaMystic këshillon:
Kjo ëmbëlsirë mund të shoqërohet me akullore ose me krem chantilly.
Si bazë në vend të puresë së mollës mund të përdorni reçel banane/ rum ose reçel kiwi/molle të cilat mund ti gjeni tek JaMystic.