
Drejtoria e Tatimeve dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nënshkruan një marrëveshje për shkëmbimin e informacioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Drejtoresha Tatimeve , Delina Ibrahimaj dhe drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj pohuan se marrëveshja synon të forcojë luftënh kundër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, goditjen e veprimtarisë kriminale dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre.
Marrëveshja detajon procedura dhe rregullat e bashkëpunimit midis dy institucioneve në mënyrë që të sigurohet realizimi i aksesit, komunikimit, shkëmbimit të informacionit.