Nesër, e dielë 26 prill, nënat me fëmijët deri në 10 vjeç do të lejohen të dalin për ecje deri në orën 11:00 të paradites.
Njoftimin e bëri kryeministri Edi Rama, duke i kujtuar nënëve që të mbajnë distancën nga nënat e tjera dhe të mos dalin në grup.
Prej pasdites së të premtes hynë në fuqi masat e shtrënguara kufizuese të cilat parashikojnë mbylljen në shtëpi të të gjithë qytetarëve deri në orën 05:00 të ditës së hënë – përjashto rastet e emergjencave.
Përjashtim nga ky kufizim bënë të shtunën pensionistët, të cilët u lejuan të dalin për shëtitje, e tashmë dhe të dielën do të lejohen nënat më fëmijë të vegjël.