Të enjten Donald Lu del para senatit amerikan

Të enjten Donald Lu del para senatit amerikan

Ambasadori amerikan Donald Lu do të dalë më 28 qershor përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit Amerikan, lidhur me propozimin për të qenë ambasador në Kirgizistan. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të Komitetit të Punëve të Jashtme.

Nëse ky komitet nuk gjen asgjë të dyshimtë rreth ambasadorit Donald Lu, cakton datën për një dëgjesë në Senat. Pas dëgjesës, Senati vendos nëse Zoti Lu emërohet apo jo ambasador i SHBA-ve në Kirgizistan.

Ndërkohë, nuk ka asnjë parashikim se kur Presidenti Trump do të emërojë ambasadorin e ri në Shqipëri.  Sidoqoftë, duke patur parasysh kohën që duhet për miratimin e emërimeve ambasadoriale nga Kongresi i SHBA-ve, dhe duke patur parasysh se Kongresi është pushim në periudhën 1 gusht–3 shtator, mund të hamendësohet se ka pak gjasa që ambasadori i ri të marrë detyrën në Shqipëri para fundit të vitit.

Për të plotësuar boshllëkun, Departamenti i Shtetit ka vendosur që zëvendës ambasadori i ri, i cili është emëruar dhe pritet të vijë në Shqipëri në fillim të muajit gusht, do të drejtojë Ambasadën e SHBA-ve si i ngarkuar i përkohshëm me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri amerikan.

Të njejtat media të cilat para disa muajsh përhapën lajmin se mandati i Donald Lu është zgjatur me një vit, po përhapin lajmin se ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri do të jetë Shefi i Zyrës së OPDAT Jon Smibert.

Por, Exit.al konfirmon se ky lajm nuk është i vërtetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>