Defender 21 është stërvitja ushtarake më e madhe shumë kombëshe e drejtuar nga SHBA-të. Këtë vit stërvitjet do të organizohen në Shqipëri. Me rastin e nisjes së stervitjes, sot, 4 maj u organizua një aktivitet me pjesmarrjen e krerëve të shtetit shqiptarë dhe 3 gjeneralë amerikanë.
Çfarë është Defender-21:
Nisma Defender 21 ka për qëllim të tregojë angazhimin e SHBA-ve në NATO. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 28 mijë forca shumë kombëshe nga 26 vende, në 31 zona stërvitje, të shtrira në 12 vende.
Defender 21 ka nisur në mars me dërgimin e mjeteve dhe personelit nga SHBA-të drejt Evropës. Në prill, armatimet do të zhvendosen nga zonat ushtarake në Gjermani, Itali dhe Hollandë drejt vendeve ku do të kryhen stërvitjet.
Në këtë fazë Ushtria Amerikane në Evropë dhe në Afrikë do të tregojë aftësinë e saj për tu zhvendosur në vende të ndryshme nga zonat e tyre të qëndrimit.
Në maj do të nisin stërvitjet e vërteta. Në 31 zona ushtarake të shtrira në 12 vende do të vendosen 5000 trupa ushtarake nga 11 vende.
Në qershor, 2000 punonjës ushtarakë do të tregojnë aftësinë për të komanduar nga një qendër e vetme, forcat ushtarake tokësore, në një stërvitje të përbashkët në 104 vende, në dy kontinente.
Faktet e përmblëdhura mbi Defender 21:
28 mijë pjesmarrës në total.
2 100 Ushtarë nga Garda Kombëtare e 5 shteteve amerikane, Albama, Florida, Ohia dhe Tennesse, West Virginia.
1 000 mjete ushtarake do të zhvendosen nga Gjermania, Itali dhe Hollanda.
800 rezerva ushtarake do të jenë pjesë e stërvitjes.
31 zona stërvitje të shtrira në 12 vende do të kryejnë stërvitje të vërteta. Në këto 12 vende bën pjesë edhe Shqipëria.
Portet e 5 vendeve do të përdoren për të pritur më shumë se 1 200 mjete ushtarake nga SHBA-të. Vendet janë Shqipëri, Kroaci, Greqi, Slloveni dhe Gjermani.
5 qendra logjistike do të ngrihen në Shqipëri, Kroaci, Greqi, Malin e Zi, Slloveni, Gjermani.
1 qendër logjistike e përbashkët për operacionet në det do të ngrihet në Shqipëri.
1 spital ushtarak përfshirë edhe një qendër të madhe mjekësore për evakuimet do të ngrihet në Hungari.