Të majtët fitojnë zgjedhjet në Norvegji

Nga Exit News
Të majtët fitojnë zgjedhjet në Norvegji

Partitë opozitare të qendrës së majtë të Norvegjisë do të fillojnë bisedimet të martën për të provuar të formojnë një qeveri pasi morën një fitore vendimtare në zgjedhjet parlamentare.

Udhëheqësi i Partisë së Punës, partia që doli e para në zgjedhje, Jonas Gahr Stoere duhet të adresojë shqetësimet e votuesve mbi ngrohjen globale dhe zgjerimin e hendekut të pasurisë, duke siguruar që largimi nga industria e naftës të jetë gradual.

Qëllimi i Stoere është të bindë Partinë Qendrore me bazë rurale dhe të Majtën Socialiste kryesisht urbane që t’i bashkohen atij, çka do t’i japë kabinetit të tij 89 vende, katër më shumë se sa nevojitet për një shumicë në parlamentin 169 vendesh.

Ai duhet të bindë Qendrën dhe Socialistët që të bëjnë kompromis mbi politikat që variojnë nga nafta dhe pronësia private tek marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, pjesë e të cilit Norvegjia nuk është.\

Stoeres i duhet të arrijë kompromis në politikën e energjisë, duke përfshirë vendin ku do t’i lejojnë firmat e naftës të eksplorojnë për hidrokarbure dhe nga ana tjetër të shkurtojnë emetimet e karbonit në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Shumica e partive kryesore në Norvegji besojnë se nafta do të luajë një rol më të vogël me kalimin e kohës dhe shpresojnë që njohuritë inxhinierike të firmave të naftës të transferohen në energji të rinovueshme.

Kryeministrja konservatore Erna Solberg tha se do të japë dorëheqjen sapo të jetë gati një qeveri e re, me një kabinet të kryesuar nga Stoere që potencialisht do të marrë detyrën në mes të tetorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>