Disa ish të përndjekur kanë prej disa ditësh të ngujuar në ish burgun e Qaf Barit. Ata i kërkojnë qeverisë miratimin e statusit të ish të përndjekurit.
Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë në Shkodër, Zenel Drangu, deklaroi tha se greva është e drejtë pasi ish-të dënuarit dhe të përndjekurit prej 30 vitesh u mashtruan.
“Kërkesat e tyre janë për dhënien e statusit të përndjekurit, ngjashëm me statusin e veteranit por me disa ndryshime. kërkesë tjetër është futja në axhendën e qeverisë e letrave me vlerë në masën 100 për qind, sepse na u bë një padrejtësi nga qeveria demokrate, nga Sali Berisha dhe kërkesë e tretë për rivlerësimin e ligjit për të pushkatuarit me gjyq dhe pa gjyq”
Ai tha se qeveria duhet të takohet me ta dhe të plotësojë kërkesat e tyre pasi janë lehtësisht të realizueshme.