Të protestosh është e shëndetshme

Nga Rezart Cenaj
Të protestosh është e shëndetshme

Në një vend me demokraci të brishtë si i yni, e vetmja strehë për të vërtetën mbeten rrjetet sociale. Mbulimi mediatik i ngjarjeve të sotme pranë parkut të Liqenit Artificial ishte rakitik. Ashtu siç është edhe ndërgjegjësimi i atyre që shohin nga divani i shtëpisë lajmet.

Ky reagim i qytetarëve-për-qytetarët, buron thellësisht nga mungesa e zbatimit të ligjit nga ana e institucioneve tona publike dhe individëve të zgjedhur me votë.

Fitimi i zgjedhjeve nuk jep kurrsesi të drejtën e shkeljes apo anashkalimit të ligjit. Përndryshe, bie automatikisht legjitimiteti i shtetit të zbatimin e ligjit nga qytetarët.

Në vende ku e ku më hermetike se i yni janë zhvilluar revolucione të mëdha, prandaj ka ardhur ora që edhe në Shqipëri të organizohet një lëvizje që të tregojë refuzimin e sistemit klientelist dhe tejet të korruptuar që është krijuar nga përfaqësimi nëpërmjet partive politike.

Sigurisht që, ndoshta kjo protestë nuk është më mirë e organizuara, por po bëhet në kohën dhe në vendin e duhur. Kjo e sotmja është gjenerata me arsimimin dhe formimin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, dhe përsëri nuk e ka të lehtë të gjejë një zgjidhje për konfliktin midis dy mentaliteteve të ndryshme.

Ka ardhur momenti të mposhtim idenë e politikanit-zot. Duhet t’i zbresim politikanët tanë nga altari dhe t’i kushtojmë rëndësi ndalimit të shkatërrimit të vendit e krijimit të një Shqipërie sa më të mirë e të denjë për ne dhe fëmijët tanë.

Përditë jetojmë pasojat e vendimeve të papërgjegjshme, prandaj të protestosh është e ligjshme, logjike, madje e shëndetshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>