Të sëmurët me COVID-19 nuk do të votojnë në 25 prill

Nga Exit News
Të sëmurët me COVID-19 nuk do të votojnë në 25 prill

Personat e infektuar me COVID-19, që janë karantinuar në shtëpi apo trajtohen në spital nuk do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit sipas Komisionerit Publik, Ilirjan Celibashi.

Procedura e votimit është e përcaktuar qartë në kodin zgjedhor. Sipas ligjit nëse do të votosh do të paraqitesh në qendër votimi. E kuptoj që është problematik fakti që një pjesë e votuesve janë në izolim për shkak të COVID, por nuk do të mund të votojnë dhe ne do të respektojmë këtë”, u shpreh Celibashi në një intervistë të hënën, për Report.Tv.

Por, ky vendim bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Kushtetuta e vendit i garanton të drejtën e pjesmarrjes në zgjedhje të gjithë qytetarëve përveç në rastin kur:

1— Shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht,

ose,

2 — Kur ligji përcakton kufizime për ata që vuajnë një dënim.

Gjithashtu, Kushtetuta parashikon se të drejtat themelore, përfshirë edhe pjesmarrjen në zgjedhje, mund të kufizohen vetën me ligj, për interes publik dhe në mënyrë propocionale.

Parlamenti nuk ka ndërmarrë asnjë ligj për të kufizuar të drejtën votës për personat e infektuar me Covid-19, si dhe nuk ka asnjë argumentim për propocinalitetin e kufizimit.

Ndërsa, Gjykata e Strasburgut ka argumentuar se është detyrë e shtetit të krijojë mundësinë e pjesmarrjes së të gjithë qytetarëve në zgjedhje.

Shembulli i fundit ishin zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku rreth 140 ekipe të veçanta me mjekë, policë dhe specialistë të zgjedhjeve mundësuan votën në banesë për të infektuarit me covid19 dhe familjarët e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>