Personave të sëmurë kronikë dhe atyre mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm në shtëpi, do t’i dërgohen ilaçet në shtëpi, duke bërë të panevojshme lëvizjen e tyre nga shtëpia.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka udhëzuar sot farmacitë për t’i shërbyer këtyre personave në shtëpi, duke zbatuar të gjitha rregullat për distancën dhe masat mbrojtëse.
Fillimisht pacientët do të komunikojnë me mjekët e përgjithshëm ose mjekët të cilët i ndjekin, për të marrë recetat. Më pas, receta i dërgohet farmacisë e cila përgatit barnat për t’i dërguar në shtëpi.