Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali janë shënuar mbrëmjen e së martës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, njofton policia, e cila thotë se nuk ka persona të lënduar.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në pronësi të një efektivi të njësisë “Shqiponja”, raporton Shqiptarja.com.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.