Të shtëna me armë zjarri në zyrat e PD në Kavajë, plagoset një person

Nga Exit News
Të shtëna me armë zjarri në zyrat e PD në Kavajë, plagoset një person

Sekretari i PD-së së Kavajës N.J u plagos me armë nga shtetasi B.O, të hënën rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, në zyrat e PD-së.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

B.O, 27 vjeç ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

“Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit”, njoftoi Policia.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme