Tedros, OBSH: Kina i ka fshehur të dhëna ekipit të OBSH që hetoi origjinën e Covid-19

Nga Exit News
Tedros, OBSH: Kina i ka fshehur të dhëna ekipit të OBSH që hetoi origjinën e Covid-19

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus la të kuptohej të martën se Kina nuk u ka dhënë informacion të plotë studiuesve të OBSH, të cilët po hulumtonin mbi origjinën e epidemisë së koronavirusit.

Në diskutimet e mia me ekipin, ata shprehën vështirësitë që hasën në qasjen në të dhëna të papërpunuara,” tha Tedros.

Ai bëri komentet në një mbledhje me vendet anëtare të agjencisë ku u diskutuan gjetjet e raportit të hulumtuesve, që katër javë brenda dhe rreth Wuhan-it, në janar dhe shkurt.

Refuzimi i Kinës për të dorëzuar të dhëna në lidhje me rastet e hershme COVID-19 ekipit të udhëhequr nga OBSH, i komplikon përpjekjet për të kuptuar se si filloi pandemia globale.

Ekipi raporton se rasti i parë i zbuluar kishte fillimin e simptomave në 8 dhjetor 2019. Por për të kuptuar rastet më të hershme, shkencëtarët do të përfitonin nga qasja e plotë në të dhëna, duke përfshirë mostrat biologjike nga të paktën shtatorin 2019” shtoi Todros.

Përfundimet e paplota mbi origjinën e virusit ka të ngjarë të inkurajojnë diskutimin e vjetër nëse Kina ka fshehur rastet e para me koronavius, duke ndihmuar përhapjen e pandemisë.

Megjithëse ekipi doli në përfundimin se një rrjedhje nga një laborator i zonës Wuhan ishte hipoteza më pak e mundshme për origjinën e virusit COVID-19, tha Tedros, çështja do të kërkojë hetim të mëtejshëm, me misione shtesë të cilat do të kthehen në Kinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>