
Teksasi është goditur nga një uragan, i quajtur Hanna.
Guvernatori Greg Abbott shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 32 konte, duke paralajmëruar se pandemia do e bëjë më të komplikuar punën e shërbimeve të emergjencës.
Teksasi është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi.
Uragani preku tokën ditën e shtunë me erë që fryn me mbi 145km/orë.
Hanna është një uragan i kategorisë së parë, niveli më i ulët i shkallës me pesë nivele.