
Telat Xhaferri, Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka pranuar ftesën e Gramoz Ruçit për të vizituar Tiranën, së shpejti.
“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm gjatë mandati të kaluar, arritëm ta fuqizojmë lidhjen Tiranë-Shkup dhe ky bashkëpunim nuk do të mungojë as mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ju falenderoj për ftesën dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Tiranë”, shkruan Xhaferri në letër përgjigjen drejtuar Ruçit.
Më 21 gusht, Ruçi i dërgoi një letër urimi Xhaferrit për mandatin e tij të dytë si kryetar Kuvendi, dhe e ftoi atë të vizitojë Tiranën.