‘Teleperformanca’ nën vëzhgim pas ngritjes së shqetësimit nga punëtorët

Nga Exit News
‘Teleperformanca’ nën vëzhgim pas ngritjes së shqetësimit nga punëtorët

Teleperformance ka përdorur kamera për të monitoruar stafin që punon nga shtëpia dhe ka në plan të zgjasë këtë llojë praktike, sipas një raporti nga Guardian.

Kompania e call centerave që ka të punësuar më shumë se 380 000 njerëz në botë, i komunikoi stafit se do të vendoste kamera për të monitoruar punën e tyre në rast “shkeljesh”.

Bëhet fjalë për punonjësit që po punojnë nga shtepia gjatë periudhës së COVID-19.

Kamerat, thanë ata do të përdoren për trajnim dhe takime por janë gjithashtu të lidhura me një rrjet të inteligjencës artificiale që mund të mbikëqyrë personelin pa dijeninë e tyre.

Nëse një anëtar i stafit dëshiron të largohet nga tryeza e tij për të marrë një gotë ujë, ata do të duhet ta deklarojnë atë në një sistem në kompjuterin e tyre, për të shmangur vlerësimin si shkelje.

Shkeljet e tjera përfshijnë ngrënien, përdorimin e një telefoni celular dhe mos përdorimin e tastierës ose mausit për një kohë të caktuar.

Plani që do të përhapet në Mbretërinë e Bashkuar u kritikua nga deputetët dhe sindikatat e punëtorëve të cilët folën për rreziqet e kthimit në normalitet rë mbikëqyrjes së punonjësve në shtëpi.

The Guardian kontaktoi Teleperformance për koment dhe ata thanë se programi nuk do të përdorej në Britani. Ata shtuan se nivelet e monitorimit do të ishin të ndryshme në vendet e tjera.

Situata në Shqipëri

Në fund të vitit 2020, sindikata e punonjësve të call centerave në Shqipëri “Solidariteti” paraqiti një ankesë tek Komisioneri i Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave. Ankesa u bë për shkak se sipas Solidariteti, kompania Teleperformance njoftoi se do të instalonte kamera në tryezat e punëtorëve për t’i mbikëqyrur ata.

Kompania punëson rreth 2500 persona në Shqipëri.

Punëtorët protestuan dhe përfundimisht Komisioneri e pranoi ankesën e Sindikatës Solidariteti dhe ndaloi Teleperformancën që të monitroojë punëonjësit.

Barbara Mecaj nga Solidariteti tha: “Nëse kompania ka kërkesa dhe nevoja specifike, ajo mund t’i zbatojë ato në vendet e tyre të punës. Në shtëpitë e punëtorëve, punëtorët duhet të marrin fjalën “.

Christy Hoffman, Sekretari i Përgjithshëm i UNI Global Union bëri një deklaratë duke e quajtur vendimin një fitore të madhe.

“Kjo është një fitore e madhe jo vetëm për punëtorët e Teleperformance Albania, por në të gjithë industrinë,” tha Christy Hoffman, Sekretari i Përgjithshëm i UNI Global Union.

“Të punosh nga shtëpia nuk do të thotë të punosh pa të drejta dhe përdorimi i teknologjisë për të monitoruar punëtorët duhet të rregullohet nga qeveritë dhe të negociohen kolektivisht me sindikatat për të mbrojtur privatësinë e punëtorëve.”

Solidariteti akuzoi Teleperformancën për pushime masive nga puna dhe mos pagim të pushimit gjatë karantinës.

Në një deklaratë të bërë në shtator, Sindikata tha se kompania pushoi nga puna 90 punëtorë për shkak të uljes së orëve, por më pas punësoi 60 punonjës të rinj dhe bëri kërkesa për punëtorë të rinj. Sindikata tha se ata po ndërmarrin veprime ligjore kundër kompanisë për këtë çështje.

Exit kontaktoi Teleperformance Albania për të pyetur nëse pas vendimit të Komisionerëve ata ende po kryejnë monitorim në distancë.

Po ashtu kërkoi sqarime në lidhje me pretendimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>