Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u arrestua për korrupsion në një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në rrethinat e Lushnjes. SPAK njoftoi për shtyp se hetimet kanë nisur në korrik 2020, nën drejtimin e prokurores Manjola Kajana.
Sipas një kontrolli të Exit News, Euro Alb ka fituar në tetor 2020, tenderi për “Rehabilitimi i kanalit ujites U3-27, V-1/1, ne fshatin Bishqethem dhe Bitaj, Nja Kolonje”, me vlerë 24 milionë lekë. Euro-Alba ka qënë kompania e vetme në garë.
SPAK e akuzoi Tushen dhe 10 personat e tjerë, për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumentave.
Ndër të arrestuarit janë edhe pronarët e dy kompanive pjesmarrëse në tender Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk dhe Bujar Murati, administrator I kompanisë Euro Alb shpk. Ata akuzohen për falsifikim dokumentash.
Gjykata ka vendosur të dënojë me burg 7 zyrtarë dhe me arrest shtëpi 4 të tjerë.