
Tenisti Roger Federer është tërhequr nga turneu Australia Open për shkak të koronavirusit.
Federer gjithashtu ka operuar gjurin e djathtë. Ai është shprehur se shtyrja e turneut Australian Open, për 8 shkurt 2021 mund të shkojë në favor të tij, por pavarësisht kësaj nuk do të marrë pjesë.
Federer ka qenë gjashtë herë kampion i këtij turneu. Ai nuk mori pjesë as në turneun US Open për shkak të koronavrusit.