
Tenisti serb Novak Gjokoviq u gjobit me 267,500 dollarë për sjellje jo-sportive pasi ai goditi aksidentalisht me top gjyqtaren anësore të ndeshjes.
Vendimi u morr nga Organizatorët e turneut US Open në Nju Jork. Ai mënjëherë pas ngjarjes u përjashtua nga turneu.
Incidenti ndodhi më 6 shtator, kur tenisti i parë në botë goditi gjyqtaren në qafë me një top pasi humbi një lojë. Gjokoviq, më pas kërkoi falje duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq”.
Gjyqtarja, e cila u godit në fyt në një moment të zemërimit të Gjokoviqit, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Turneu i tenisit US Open 2020 nisi javën e kaluar në Nju Jork.
Open zhvillohet pa tifoza në stadiume, për shkak të pandemisë së koronavirusit.