
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Beratit, Tasim Puci. Vendimi u dha të enjten nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo.
Pas vendimit, prokurori ndoqi anëtarët e trupës duke u shprehur:
“Ku do më çoni tani? “Jam pa shtëpi e katandi,”
Menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë të cilët ndaluan prokuorin për të kaluar nga salla e komisionerëve.
KPK gjeti me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit për prokurorin Puci.
Gjatë seancës dëgjimore, ai u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit.
Puçi pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.