3 milionë dollarë dëmshpërblim ka ofruar një deputet iranian, Ahmad Hamzeh, për personin që vret presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Ende nuk dihet nëse ky është një dëmshpërblim dhe urdhër marrë nga shteti iranian si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të lartë Qasem Soleimani, apo është nismë personale e deputetit.
Sipas media AlJazeera dhe Russia Today, deputeti e premtoi shpërblimin në emër të të popullit të zonës Kerman, ku dhe është varrosur gjenerali iranian.
Deputeti sygjeroi dhe që Irani të nisë prodhimin e armëve bërthamore për të mbrojtur veten:
“Nëse ne do të kishim armë bërthamore, ne do të mbroheshim nga kërcënimet. Ne duhet të fillojmë ndërtimin e raketave me rreze të gjerë. Kjo është e drejta jonë.”
Deklaratave të deputetit Iranian iu përgjigj diplomati amerikan Robert wood, i cili e quajti planin e deputetit akt terrorist:
“Kjo është qesharake, po të jep ty përshtypjen e një akti terrorist, dhe ky lloj regjimi duhet të ndryshojë sjelljen e tij.”
Në fillim të janarit, forcat amerikane vranë në Irak gjenerali iranian Qasem Soleimani, i konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqësit fetar Ayatollah Khamenei.
Vrasja ka shkaktuar përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve. Irani zyrtar ka bërë thirrje për hakmarrje ndërsa SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Iraku.
Më 8 janar, Irani goditi me 22 raketa balistike dy bazat ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima mes amerikanëve.