Tërhiqet nga investimi në Lalëz biznesmeni i dhunuar

Kompania e biznesmenit Fadi Mitri, i dhunuar pak ditë më parë, deklaroi sot se do të tërhiqet nga investimi që do të kryenin në Gjirin e Lalzit.

Me anë të një deklarate për median, Jamal Abu Issa, një prej drejtuesve të Omnix Albania, shprehet se investimi prej 450 milionë dollarësh që do të punësonte deri në 1200 njerëz u rrënua nga sulmi barbar ndaj Zotit Mitri, në 10 shtator.

“Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë,” vazhdon më tej deklarata e kompanisë.

Biznesmeni libanezo-amerikan u dhunua nga tre persona, 10 ditë më parë. Sipas policisë, motivi i sulmit ishte konflikti mbi pronësinë për tokën në Gjirin e Lalzit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>