Një tërmet i fortë tronditi Kroacinë, të dielën në orën 06:23 të mëngjesit, duke shkaktuar një të vdekur disa të plagosur.
Sipas Agjencisë Sizmologjike Evropiane (EMSC), tërmeti i shkallës 5,3 e pati epiqendrën 7 km në veri të Zagrebit.
Tronditjet u ndjenë në një zonë të gjërë përreth kryeqytetit kroat, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, por jo shëmbje te tyre. Shumica e të lëndruarve janë nga shkëputja e objekteve nga ndërtesat.
Tërmeti ka shkaktuar panik të madh, veçanërisht në kushtet e epidemisë së koronavirusit.