Dy viktima, 39 persona të palgosur dhe disa godina të shembura. Këto janë pasojat e tërmetit me fuqi 4 ballë, i cili goditi dje në mbrëmje ishullin turistik italian Iskia.
Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë nga rrënojat e një shtepie të shembur një femijë shtatë muajsh. Tani, ato po punojnë për të shpëtuar dy femijë të moshës shtatë dhe katër vjeç. Fëmijët, të cilët kanë ngecur nën rrënoja mund të komunikojnë me skuadrën e shpëtimit.
Ndërkohë që Instituti i Emergjencave po strehon dhe transporton njerëzit me traget në zona të sigurta.
Ishulli i Iskias është ndër ishujt më të populluar dhe më të preferuar nga turistët në Itali. Zyrtarisht në Iskia banojnë 64 mijë banorë, por gjatë muajve të verës ky numër shumëfishohet.
Tërmeti i mbrëmshëm goditi Italinë vetëm pak ditë përpara përvjetorit të tërmetit të vitit të kaluar që shkaktoi më shumë se 300 viktima në Amatrice, në Italinë qendrore.