
Godina e Komisariatit të Policisë në Kurbin është dëmtuar seriozisht nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e bërë atë të papërdorshme.
Pas inspektimit të specialistëve, godinës i është vënë shiriti i kuq dhe personeli është zhvendosur në një zyrë në katin e parë ku dëmtimet kanë qenë më të lehta.
Ndërkohë pas inspektimit në godinat e gjykatës dhe prokurorisë së Kurbinit, ekspertët kanë lejuar punonjësit të vijojnë punën normalisht, pasi godinat nuk kanë dëme.