Themeluesi i Teslas, Elon Musk njoftoi të enjten se kompania amerikane nuk do të pranojë më pagesave me kriptomonedhën Bitcoin.
Ai e justifikoi vendimin me sasinë e madhe të energjisë me bazë karboni që shpenzohet, përfshirë edhe qymyrin, për të gërmuar monedhat.
Kriptomonedhat përfitohen nga kombinimi i dy kompiuterave, të cilët zgjidhin probleme shumë komplekse.
“Kriptomonedhat janë të mira në shumë aspekte dhe besojmë se kanë një të ardhme premtuese, por nuk mund të ndodh me kosto të mëdha për ambientin,” shkruajti Musk në një postim në Twitter.
Sipas një raporti të Reuters, çemimi i Bitcoin ra menjëherë pas njoftimit të kompanisë në 48,000 dollarë – rreth 15 për qind më e ulët sesa një ditë më parë.
Monedhat e ngjashme digjitale si Etherium, Dogecoin, Binance Coin dhe Ripple u përballën me rënie të ngjashme.
Në fillim të vitit, vlera e monedhës digjitale Bitcoin u rrit me 14 përqind, pasi Musk thjesht e përmendi në Tëitter.
Një muaj më vonë Tesla lajmëroi se kishte blerë bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë dhe se do ta pranonte atë si pagesë për makinat e saj elektrike në mars.
Sipas Musk, Tesla do të rifillojë të pranojë pagesa përmes kriptomonedhave, sapo ato të kalojnë në përdorimin e energjisë së qëndrueshme.
Tesla është e njohur për prodhimin e makinave elektrike, të cilat mbarojnë ambientin sepse nuk emetojnë karbon.