Qëndrat shëndetësore verore në Shqipëri do të ofrojnë teste të shpejta kundër COVID-19, për parandalimin e përhapjes së virusit tek turistët.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në të gjithë vendin do të hapen 29 qendra verore të cilat do të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.
Në këto qendra pëveç testeve të shpejta do të jepet edhe ndihma e shpejtë për rastet që do të kenë nevojë për ndihmë mjekësore.
Manastirliu nënvizoi se nga strukturat shëndetësore po punohet në disa drejtime, si vaksinimi, hapja e qendrave verore, dezinsektimi dhe trajnimi i stafeve mjekësore, për një sezon turistik të sigurt.