Kompania AstraZeneca bëri me dije të premten se testimet gjatë fazës së fundit të zhvillimit të një ilaçi antitrupash të kompanisë zbuluan se ai zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të simptomave të COVID-19.
Studimi klinik i fazës së tretë tregoi se ilaçi-një kombinim i dy antitrupave me veprim të gjatë-zvogëloi rrezikun e zhvillimit të simptomave të COVID-19 me 77 përqind, krahasuar me pacientët që nuk ishin ekspozuar ende ndaj koronavirusit.
Asnjëri nga pacient që mori ilaçin, nuk zhvilloi formën e rëndë të sëmundjes, përkundër pacientëve që morën një placebo, prej të cilëve tre zhvilluan formë të rëndë të koronavirusit, ndërsa dy prej tyre vdiqën.
Agjenti i antitrupave injektohet në muskul në një dozë dhe i lehtë për tu administruar. Në kontrast vaksinat, trupi nuk i prodhon vetë antitrupat, ato administrohen nga jashtë.
Të dhënat treguan se një dozë “mund të parandalojë shpejt dhe në mënyrë efektive simptomatik Covid-19”, tha drejtori i studimit.
Kombinimi i antitrupave mund të mbrojë deri në dymbëdhjetë muaj dhe do të jetë veçanërisht i domosdoshëm për ato kategori personash, të cilëve për arsye imunitare nuk u këshillohet vaksinimi.
AstraZeneca dëshiron t’i dërgojë të dhënat autoriteteve shëndetësore për miratim urgjent ose të kushtëzuar.