Tetë të vdekur dhe 793 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga Exit News
Tetë të vdekur dhe 793 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se në vend janë regjistruar edhe 8 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Në bazë të 4 838 mostrave të testuara në qendrat publike e private shëndetësore, kanë rezultuar edhe 793 persona pozitivë.

Ndërkohë, sëmundjen e kanë kaluar edhe 352 pacientë dhe mbeten ende 12 342 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 82185 raste, prej të cilëve 68 083 janë shëruar, ndërsa 1 760 kanë përfunduar në fatalitet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>