Presidenti i Kosovësë Hashim Thaçi lajmëroi se ndodhet në Tiranë, ditën e premte, në një postim në facebook. Ai nuk e bëri të ditur arsyen e vizitës. Por, Thaçi njoftoi se ditën e dielë do të bëj një deklaratë zyrtare në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.
“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime”, shkruan Thaçi.