Shqipëria e treta në Evropë për klasën politike më të korruptuar

Shqipëria e treta në Evropë për klasën politike më të korruptuar

Shqipëria renditet mes tre vendeve me klasën politike më të korruptuar në Evropë. Ky është përfundimi i raportit “Njerëzit dhe korrupsioni – Evropa dhe Azia Qendrore”, hartuar nga Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë.

Raporti ka vëzhguar 42 vende në Evropë dhe Azi Qendrore dhe ka intervistuar rreth 60 mijë qytetarë, nga janari në mars 2016,  për perceptimin e tyre mbi korrupsionin

Në raport theksohet se 55 për qind e shqiptarëve i konsiderojnë deputetët e parlamentit shumë të korruptuar. Të vetmit shtete ku klasa politike konsiderohet më e korruptuar janë Moldavia me 76 për qind dhe Ukraina me 64 për qind.

Grafiku - Transparency International
Perceptimi i nivelit të korruptimit të deputetëve – Transparency International

Po ashtu, qytetarët mendojnë se në Shqipëri ryshfeti, dhënia e parave në këmbim të një shërbimi publik zakonisht në kundërshtim me ligjin, është shumë i përhapur.

Rreth 34 për qind e shqiptarëve të intervistuar kanë pranuar se kanë paguar ryshfet në këmbim të një shërbimi.

Sipas raportit, korrupsioni në Shqipëri shikohet si një problem mesatar – në një sistem vlerësimi i lartë-mesatar-i ulët dhe qeveria shqiptare po bën një punë mesatare për ta luftuar atë.

Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Evropian, në raportin e tij vjetor, theksonte se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë problem serioz për Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>