Policia arrestoi sot,pronaren dhe pesë punonjëse të një kopështi privat në Tiranë, me akuzën për abuzim të të miturve.
Në një video të publikuar në emisionin “Stop”, pronarja e kopështit Anjeza Shabani shfaqet duke rrahur një fëmijë të moshës tre vjeç.
Video është realizuar me bashkëpunimin e babait të fëmijës së dhunuar, i cili për të vërtetuar dyshimet e tij iu drejtua për ndihmë gazetarëve të emisionit “Stop” .