
Pronarët e dy lokaleve dasmash në Tiranë u gjobitën me tre milionë lekë, pasi në shkelje të aktit normativ, kishin organizuar dasma në ambientet e brendshme të lokalit.
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.
Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.