Sot në mbrëmjë, një fëmijë 4 vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit të rënë në një apartament në Tiranë.
Zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga apartamenti tre anëtarë të familjes, dy prindërit dhe një foshnjë 7 muajshe. Fatkeqësisht, djali 4 vjeçar mbeti i bllokuar në shtëpi.
Pallati ku ndodhi ngjarja nuk kishte kushtet e nevojshme për mbrojtjen kundër zjarrit, çka vështirësoi akoma më tepër punën ë zjarrfikësve.
Shkaqet për rënien e zjarrit janë ende të paqarta.