Tjetër masë drastike: nga e hëna, vetëm 1 person për familje del jashtë shtëpisë

Nga Exit News
Tjetër masë drastike: nga e hëna, vetëm 1 person për familje del jashtë shtëpisë

Qeveria ka marrë sot tjetër masë drastike për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Nga e hëna, 30 mars, vetëm një person për çdo familje do lejohet të dalë jashtë për të bërë pazar. Të gjithë ata që do të dalin do të duhet të aplikojnë më parë për leje, në mënyrë elektronike.

Këtë masë e njoftoi kryeministri Rama, i cili tha se qeveria ka gati aplikacionin online ku mund të bëhet aplikimi.

Aplikacioni do të prezantohet në orët në vazhdim dhe qytetët do të mund të aplikojnë për leje me SMS ose e-mail.

Marrja e lejes online do të jetë e vetmja mënyrë se si një person nga çdo familje mund të dalë jashtë shtëpisë, nga e hëna në të shtunë, brenda orës 05:00 – 13:00.

Ndërsa nga ora 13:00 e së shtunës deri në orën 05:00 të së hënës nuk do të lejohet asnjë qarkullim, njësoj si javës së kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>