Tjetër punëtor humb jetën në kantier ndërtimi

Nga Exit News
Tjetër punëtor humb jetën në kantier ndërtimi

Enver Levanaku, 57-vjeç, vdiq mesditën e sotme pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në Institutin Bujqësor të Tiranës e cila po rikonstruktohej. Lajmi u raportua nga mediat, ndërsa shkaku i rënies mbetet i paqartë.

Mbrëmjen e së martës një tjetër punonjës vdiq në kantier ndërtimi gjatë orarit të punës. Roja e një hoteli 6 katësh në Durrës,

Mbrëmjen e djeshme një tjetër punonjës humbi jetën gjatë orarit të punës. Thoma Rusa, 62 vjeç, roje i një hoteli 6-katësh në Currila ra nga kati i dytë në gropën e ashensorit. Sot policia arrestoi administratorin dhe inxhinierin e firmës së ndërtimit.

Në fillim të janarit, në Korçë, Elvis Josifi, 35-vjeç, vdiq pasi u aksidentua në kantierin e një pallati 4-katësh.

Mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuese për vitin 2019, ku 34 punëtorë humbën jetën. Industria e ndërtimit është ajo ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>