Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, 4 vite burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

Nga Exit News
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, 4 vite burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

Gjykata e Lezhës ka dënuar, të enjten, me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar, se bashkë me zyrtarë të tjerë, ka tjetërsuar pronat në Shëngjin tek zona e Ranës së Hedhur.

Dënimet e dhëna nga zyrtarët e tjerë janë:

  • Ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala u dënua me 2 vite burg;
  • Ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg,
  • Nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg,
  • Juxhin Mema u dënua me 3 vite burg,
  • Ardnis Haxhia u dënua me 1,6 vite burg.
  • Ish-futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj është shpallur i pafajshëm.

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017,  pas padisë së një personi i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë. Sipas prokurorisë dhe gjykatës, ish-zyrtarët e lartë kanë falsifikuar dokumentet për të tjetërsuar dhe përvetësuar në mënyrë  të paligjshme 285 mijë metër katrorë tokë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>