Tokio do të ndalojë spektatorët në Lojërat Olimpike

Tokio do të ndalojë spektatorët në Lojërat Olimpike

Qeveria japoneze, për herë të katërt, do të vendos Tokion nën gjendjen e jashtëzakonshme të hënën e ardhshme.

Me shumë gjasa kjo lëvizje, e ardhur si pasojë e rritjes së infektimeve ditore, do t’i detyrojë organizatorët të ndalojnë pjesëmarrjen e spektatorëve në Lojrat Olimpike.

Të enjten pritet të merret edhe një vendim zyrtar, sipas Reuters, pasi ekspertët në vend e kanë konsideruar si opsionin më të sigurtë.

Nëse vendimi konfirmohet, do të jetë goditja e radhës për Lojërat Olimpike, të cilat u shtynë vitin e shkuar me deklarimin e gjendjes së pandemisë.

Kryeministri Yoshihide Suga deklaroi se gjendja e katërt e jashtëzakonshme e Tokios do të fillojë të hënën – 11 ditë para hapjes së Lojërave – dhe do të përfundojë në 22 gusht, dy ditë para fillimit të Lojërave Paraolimpike.

“Duke marrë parasysh efektin e varianteve të koronavirusit dhe nevojën për të parandaluar që infeksionet të përhapen përsëri në pjesën tjetër të kombit, ne duhet të forcojmë kundërmasat tona”, shtoi kryeministi Suga.

Deklarata e fundit përben një ndryshim në qasje nga ana e kryeministrit, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur që Lojrat të zhvillohen nën kushte të sigurta e me pjesëmarrje të kufizuar, por duke këmbëngulur në lejimin e spektatorëve.

Kjo ka qënë edhe arsyeja përse Tokio u vendos disa herë nën gjendjen e jashtëzakonshme, për të siguruar që Lojrat do të zhvilloheshin normalisht.

Sipas një burimi pranë qeverisë, tashmë, ndalimi i spektatorëve dukej i pashmangshëm.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>