Tom Doshi, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka bërë publike arsyet e dorëheqjes nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 2021, pas përfudnimit të procesit të numërimit. Në një letër publike, Doshi u shpreh se:
1 — Ka hequr dorën vetëm nga kandidimi për deputet dhe jo nga drejtimi i PSD-së:
“Ma së pari asht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush”.
2 — Do të pastrojë emrin e tij nga akuzat e të huajve:
“Due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve”.
3 — PSD do të jetë në parlament me një përfaqësues tjetër:
“Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nuk du që votat tueja të kenë asnji pengesë”.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim bëri thirrje publike për mos lejimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje, si një person i ndaluar të hyjë në SHBA.