Tony e Cherie Blair fitojnë miliona paund si këshilltarë të autokratëve

Tony e Cherie Blair fitojnë miliona paund si këshilltarë të autokratëve

E përditshmja britanike The Telegraph shkroi pak ditë më parë për fitimet marramendesë të  Cherie Blair, bashkëshortes së Tony Blair, ish-kryeministrit së Britanisë dhe këshilltarit e mikut të kryeministrit Edi Rama. Kontratat e majme të Zonjës Blair  dhe firmës së saj ligjore janë nënshkruar me qeveritë e vendeve autokrate si Kazakistani e Maldive, apo dhe me vende si Shqipëria.

Omnia Strategy, e themeluar në vitin 2011, me zyra në Londër dhe Washington, pretendon se është një “firmë ndërkombëtare ligjore që ofron këshillime strategjike për qeveritë, korporata dhe klientë privatë.”

Drejtuesja e kompanisë Cherie Blair bëri karierrë në fillim si avokate e të drejtëve të njeriut, por e braktisi këtë fushë për t’u fokusuar tëk ngritja e firmës ndërkombëtare ligjore.

Faturat e firmës Omnia Strategy tregojnë se firma ka përfituar 1,6 milionë paund cash në prill 2015, gjashtë fish më shumë  se të ardhurat e një viti më parë. Në vitin 2014, firma fitoi vetëm 263 mijë paund cash. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e të ardhurave që mund të bëhen publike, pasi firma nuk detyrohet nga ligjet britanike për të bërë publike fitimet e saj.

Në shumë raste, firma është kritikuar publikisht se ka punuar për regjime autokrate, por dhe se në mënyrë jo shumë transparente ka arritur të përfitojë kontrata të majme me vende ku bashkëshorti i saj Tony Blair punon si këshilltar, si në rastin e Kazakistanit apo Shqipërisë.

Në vitin 2014, Zonja Blair këshilloi Ministrinë e Drejtësisë të Kazakistanit për një rishikim të “traktateve dypalëshe të investimeve” në këmbim të një fature prej 500 mijë paundësh. Vetë Tony Blair është këshilltar i sundimtarit autokrat të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, marrëveshje nga e cila ka arritur të përfitojë deri në 7 milionë paund.

Në Shqipëri, firma e Zonjës Blair ka siguruar dy kontrata me vlerë rreth 800 mijë paund, ndërkohë që pagesa e Zotit Blair si këshilltar i Kryeministrit Rama nuk është bërë asnjëherë publike.

Omnia Strategy është sulmuar dhe pak javë më parë pasi në media u publikua lajme se firma paguhej 2 mijë paund në ditë për të përfaqësuar presidentin e Maldiveve, Abdulaa Yameen, i cili akuzohet për burgimin e më shumë se 1700 aktivistëve opozitare. Zonja Blair nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë lidhur me këto kontrata.

Çifti Blair, që prej vitit 2007 kur Tony Blair la zyrën e kryeministrisë, kanë arritur një pasuri prej 60 milionë paundësh edhe pse këto shifra nuk janë pranuar asnjëherë publikisht nga ata.

Pasuria e tyre e vërtetë është e vështirë të llogaritet duke qenë se Tony Blair ka ngritur një rrjet të gjerë kompanish që maskojnë fitimet reale nga këshillimi dhe mbrotja e qeverive, kryesisht atyre autokrate.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>