Topalli akuzon Ramën për ekonominë

Topalli akuzon Ramën për ekonominë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se ka rritur varfërinë dhe ka keqmenaxhuar ekonominë.

Gjatë një prononcimi për TV Klan, kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, thotë se situata e varfërisë në vend është alarmante, ndërkohë që buxheti i 2021 sipas saj nuk i adreson problemet e vërteta të njerëzve.

Kemi gjysmën e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, ka shkuar në 40%…Ky është buxhet elektoral, i qëndron larg problemeve dhe presionit të jetës ekonomike në tërësi dhe të halleve familjare në veçanti”, shprehet Topalli.

Konçesionet e kanë kthyer buxhetin e shtetit në “minë me sahat”, sipas Jozefina Topallit pasi rreziku merret përsipër nga shteti ndërkohë që varfëria vijon të rritet.

Sa i përket situatës së pandemisë, Topalli, ndonëse nuk e tha në mënyrë të drejtëpërdrejtë, kritikoi qasjen që kanë patur qeveria socialiste dhe ajo demokrate në menaxhimin e shëndetësisë.

 “Ne jemi këtu se nuk është menaxhuar gjatë viteve në mënyre korrekte e ligjore, këto janë fatura që në moment të caktuar ti kupton sesa pak i përgjegjshëm ke qenë në trajtimin e këtyre fushave.”, tha Topalli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>